Bota

Në zgjedhjet e 2025-ës me Kod të ri Zgjedhor, në lojë të hapur 40 mandate! 1/3 e listës së kandidatëve për deputetë do të jetë e mbyllur, voton diaspora

ne zgjedhjet e 2025 es me kod te ri zgjedhor ne loje te hapur 40 mandate 1 3 e listes se kandidateve per deputete do te jete e mbyllur voton diaspora





































VALENTINA MADANI/ Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi mbrëmë në parim me 105 vota pro, 8 kundër dhe asnjë abstenim në mbyllje të sesionit parlamentar ndryshimet e dakordësuara mes palëve në Kodin Elektoral, atë për votën e diasporës dhe ndarjen e mandateve.

VOTIME

Kuvendi u përfshi në debate për ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas draftit të dakordësuar mes dy partive të mëdha, PS e PD-së, mbi listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë, 1/3. Me dakordësi u propozua dhe një amendament, që u parashikon deputeteve zonja të kenë një vend të sigurt edhe në listën që nuk e harton kryetari, pra në listën që i nënshtrohet votës preferenciale, 2/ 3-tat.

Me ndryshimet përfshihet për herë të parë dhe votimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Më shumë sesa vota e diasporës në zgjedhjet e 2025-ës, një premtim i trumbetuar me forcë nga klasa politike ndër vite, meraku më i madh i të zgjedhurve të popullit ishte formula e përdorur për listat e deputetëve. Sipas ndryshimeve të dakordësuara mes palëve, 1/3 e listës së kandidatëve për deputetë do të jetë e mbyllur, ekskluzivitet i kryetarit të partisë dhe nuk do i nënshtrohet votës preferenciale.

Ndërsa 2/3 e saj e hapur, ku garuesit brenda secilës forcë politike do të luftojnë për të fituar qoftë edhe një votë më shumë, që u dhuron më pas edhe mandatin e deputetit. Pretendimeve se formula e përdorur po mbyll garën, përgjigje u dha socialisti Damian Gjiknuri, i cili tha se në vitin 2021 vetëm 3 kandidatë thyen herësin, ndërsa me formulën e re të dakordësuar janë rreth 40 mandate në lojë.

“Edhe sikur të kemi listat 100%, e dini sa mandate do të ndryshonin në renditje, referuar rezultatit të 2021? Vetëm 34 mandate dhe nuk do kishim garanci për kuotat gjinore. Me sistemin e hapur në lojë, duke respektuar kuotat gjinore, do të ishin në lojë 22 mandate. Ndërsa sot kemi në lojë 40 mandate. Pra, miti i mbylljes së konkurrencës rrëzohet me shifra”, tha ai.

Por ky qëndrim i Gjiknurit u kundërshtua me forcë nga deputetët e opozitës, të cilët më shumë sesa me kundërshtarin, “inatin” për ndryshimet në Kodin Zgjedhor e kishin me të vetët. Demokrati Bujar Leskaj u shpreh: “Nëse e votojmë këtë Kod me koalicionet, bëhemi noterë të Ramës. PD nuk duhet të shndërrohet në kënetë për të pranuar kode zgjedhore që dëmtojnë opozitën. Ju elitat e PD do deklaroheni që do kandidoni në pjesën jofituese të listës, gracka ku shpirti juaj do kapet si laraska”.

Sipas ndryshimeve në ligjin për Kodin Zgjedhore, lista e deputetëve nuk do të jetë tërësisht e hapur. 1/3 do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kryetarit të partisë dhe nuk i nënshtrohet votës preferenciale.

Ndërsa kandidatët në 2/3 e listës do të luftojnë për të fituar qoftë edhe një votë më shumë se të tjerët, çka do t’u japë automatikisht të drejtën për t’u ngjitur në renditje e për të shpresuar në fitoren e mandatit. Me Kodin e Ri Zgjedhor iu hap rrugë edhe votimit të diasporës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts