Drejtori i CIA-s, Bill Burns pritet të udhëtojë në Kajro në fundjavë për bisedime me shefin e Mossad-it, David Barnea dhe zyrtarë të lartë nga Katari dhe Egjipti, në një përpjekje për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza. Kjo është raportuar nga faqja e lajmeve Axios, e cila shpjegon se takimi do të zhvillohet pasi presidenti amerikan Joe Biden i kërkoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu “t’u japë negociatorëve të tij fuqinë për të përfunduar një marrëveshje pa vonesë për të sjellë pengjet në shtëpi”.
Përveç CIA-s dhe Mossad-it, në kryeqytetin egjiptian duhet të jenë edhe kryeministri i Katarit Mohammed Bin Abdul Rahman al-Thani dhe kreu i spiunazhit egjiptian Abbas Kamel. Sipas burimeve të Axios, qëndrimi i Bidenit mbetet ai i armëpushimit si pjesë e një marrëveshjeje pengjesh.
Propozimi aktual që po negociohet mund të çojë në një ndalim gjashtë-javor të luftimeve në Gaza dhe lirimin e 40 pengjeve – femra dhe ushtarë të tjera gra, meshkuj mbi moshën 50 vjeç dhe të sëmurë në gjendje kritike mjekësore – në këmbim të rreth 700 personave. Javën e kaluar, qeveria izraelite tërhoqi ekipin e saj negociator nga Katari pasi 10 ditë bisedime arritën në një bllokim.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co