Negociatat për postet kryesore të BE-së, Von der Leyen, Costa dhe Kallas drejt konfirmimit

negociatat per postet kryesore te be se von der leyen costa dhe kallas drejt konfirmimit

































Gjashtë liderët e Bashkimit Evropian që veprojnë si negociatorë të partive kryesore të qendrës, kanë nënshkruar një marrëveshje paraprake për të ndarë postet kryesore të bllokut pas zgjedhjeve të qershorit.

Von der Leyen, Costa dhe Kallas

Sipas Politico, gjashtë liderët kanë rënë dakord që Ursula von der Leyen e Gjermanisë, António Costa i Portugalisë dhe Kaja Kallas e Estonisë, duhet të marrin pozitat më të larta në Komisionin Evropian, Këshillin Evropian dhe shërbimin e politikës së jashtme.

Negociatorët janë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe kryeministri polak Donald Tusk (për Partinë Popullore Evropiane), kryeministri spanjoll Pedro Sánchez dhe kancelari gjerman Olaf Scholz (për socialistët) dhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri holandez Mark Rutte. (për liberalët).

Politico raporton se hapi tjetër do të jetë takimi i liderëve të BE-së në Bruksel të enjten, ku të tre emrat do t’u paraqiten krerëve të shteteve dhe qeverive për miratim.

Një nga zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti mbi negociatat, tha se kryeministres italiane Giorgia Meloni nuk do t’i pëlqejë që ajo përsëri nuk ishte e përfshirë në negociata, pasi grupi i saj politik në Parlamentin Evropian është tani i treti më i madhi pas zgjedhjeve evropiane të qershorit.

Meloni nuk ishte pjesë e diskutimit të së martës si kusht i vendosur nga liberalët dhe grupet e qendrës së majtë, të cilët ishin zotuar të mos mbështesin von der Leyen nëse ajo arrinte marrëveshje me liderin italian.

Megjithatë, Italia ka të ngjarë të marrë një portofol shumë të lartë në Komisionin e ardhshëm Evropian.

Megjithatë, kryeministri hungarez Viktor Orbán shkroi në mediat sociale pasi lajmi u publikua të martën se “marrëveshja e EPP-së, e bërë me të majtët dhe liberalët bie ndesh me gjithçka që bazohej BE-ja. Në vend të përfshirjes, ajo mbjell farat e ndarjes. Zyrtarët e lartë të BE-së duhet të përfaqësojnë çdo shtet anëtar, jo vetëm të majtët dhe liberalët!”

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →