Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Ndaj ministrit Tahiri ka nisur një hetim pasuror, çështje për të cilën nga prokurorët janë marrë në pyetje edhe biznesmenë.
Tahiri shoqërohet nga avokati Maks Haxhiaj. Tahiri shfaqet në publik për herë të parë pas daljes nga burgu, ndërsa duket i transformuar në pamje. SPAK ka nisur një hetim pasuror për ish-ministrin, i cili u dënua me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co