Ish-kreu i Drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi, ka qenë sot në Prokurorinë e Posaçme ku është marrë në pyetje nga prokurorët.
Pas daljes nga ambientet e SPAK, ai është pyetur nga gazetarët se për çfarë ishte paraqitur, por nga ana e tij nuk ka patur asnjë koment.
Kujtojmë se zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë është nën hetim për 4 vepra penale.
Ai po hetohet nga SPAK për veprat penale të “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës”, “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumentave”.
Ndaj Ceno Klosit, SPAK ka nisur hetime të thelluara për shkak të aferave të zbuluara nga emisioni Vetting në News24.
Ceno Klosi është një prej zyrtarëve besnik të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe ai ka shërbyer në disa funksione, duke lënë pas dëme të konsiderueshme financiare.
Kujtojmë se modeli i largimit me dorëheqje nga detyra u zbatua edhe në rastin e Evis Berberit, ish kreut të Autoritetit Rrugor, (ARRSH), i cili sot e kësaj ditë është në qeli për shkak se nga SPAK u zbulua abuzimi që kishte bërë gjatë ushtrimit të detyrës me firmën e tij DAAM shpk, me të cilën kishte fituar disa tendera publik.
Edhe Asokohe, Evis Berberi tentua të shitej në media sikur kishte dhënë dorëheqjen nga detyra, ndërkohë që ai ishte arrestuar nga Prokurorët e SPAK kur ishte ende në detyrë.
VEPRAT PENALE
Qe nga muaji mars i ketij viti, Ceno Klosi po hetohet nga SPAK për veprat penale të “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës”, “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumentave”. Prokuroria e Posaçme konfirmoi përmes një shkrese zyrtare për “News 24” se hetimet ndaj kryetatimorit Klosi u regjistruan mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike.
“Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Mashtrimi””, njoftoi prokuroria.
Sikurse rezulton nga të dhënat zyrtare të institucionit të akuzës, 6 muaj para kallëzimit të parë, opozita ka depozituar një tjetër kallëzim ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Klosi.
“Për të njëjtin fakt Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.83/2023 datë 03.07.2023, mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar gjithashtu nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Mashtrimi”. SPAK ka vendosur bashkimi e dy procedimeve në një të vetëm.
Klosi, i cili në krye të tatimeve, iu është bindur me shumë urdhrave politikë, sesa ligjit, duke ndëshkuar padrejtësisht bizneset, ka punuar për 13 vite si specialist dhe drejtues sektorësh në banka të nivelit të dytë dhe më pas gjatë periudhës 2015-2021 ka mbajtur pozicionin si Drejtor i Departamentit Ekonomik në OSHEE. Në qershor të 2021 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare Ujësjellës- Kanalizime dhe Mbetjeve të ngurta, ndërsa me VKM 625, datë 22/10/2021 u emëruar drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
LEXO EDHE: Zbulimet e KLSH ‘nxijnë’ kreun e Tatimeve/ Ceno Klosi dështim spektakolar në DPT: Në 2022 borxhi tatimor 1.4 mld €, mosrealizimi i planit 90 mln €
“Ceno Klosi, një kryetatimor offshore”- Emisioni “Vetting” publikon dokumentet: Pasuritë e padeklaruara në Londër! Transaksione masive nëpërmjet…
KLSH kërkon shkarkimin e Ceno Klosit, por e shpërblejnë me post. Investigimi i “Vetting”: Lidhje të dyshimta me kompaninë e Rindërtimit! Si i ngjiti shkallët kryetatimori në institucionet publike
“Vetting” zbulon transaksionin e dyshimtë/ Restoranti luksoz tek Liqeni me xhiro 600 milionë lekë në vit, iu shit vëllait të Ceno Klosit për 25 mijë lekë! Ortaku emërohet këshilltar i drejtorit të Tatimeve