Nën hetim për kultivim kanabisi në një stan, arrestohen 5 persona me kërkesë të Prokurorisë së Beratit

nen hetim per kultivim kanabisi ne nje stan arrestohen 5 persona me kerkese te prokurorise se beratit





































Pesë persona janë arrestuar nga policia me kërkesë të Prokurorisë Berat, pasi ishin nën hetim për ‘Prodhim dhe shitje e narkotikëve’ dhe ‘Kultivim i bimëve narkotike’.

prokuroria beratiti

Sipas njoftimit, në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale V.B., D.B., Gj.M., E.M. dhe F.M.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatuan 37 bimë narkotike të dyshuara ‘canabis sativa’ dhe në hyrje të parcelës në një stan u kap në flagrancë shtetasi me iniciale E. M.

Ndërkohë në stanin në pronësi të shtetasit me iniciale Gj.M., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 thasë të tjerë me bimë të prera në proces tharje në trajtë boçe dhe kërcenj të dyshuara si ‘canabis sativa’.

Njoftimi i Prokurorisë Berat

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasit V.B., D.B., Gj.M., E.M. dhe F.M. nën hetim për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje e narkotikëve’ parashikuar nga nenet 283/3 dhe 284/2 të Kodit Penal.

Më datë 15.10.2024, kjo prokurori mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, regjistroi procedimin penal nr.616, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve‘ dhe ‘Kultivim i bimëve narkotike’. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u konstatuan 37 bimë narkotike të dyshuara ‘canabis sativa’ dhe në hyrje të parcelës në një stan u kap në flagrancë shtetasi E. M.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e stanit në pronësi të shtetasit Gj.M., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 thasë të tjerë me bimë të prera në proces tharje në trajtë boçe dhe kërcenj të dyshuara si ‘canabis sativa’.

Bazuar në hetimet e deritanishme dhe nisur nga rrezikshmëria shoqërore e veprës penale, shkallën e nevojave të sigurimit, marzhin e dënimit, rëndësinë e faktit dhe rrezikshmërinë e të arrestuarve, rezultoi se plotësohen kushtet për caktimin e masave të sigurimit personal të karakterit shtrëngues të cilat parashikohen nga nenet 228, 229 te K.Pr.Penale, dhe konkretisht ajo e “Arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedurës Penale.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →