Nën hetim për pastrim parash dhe përfshirje në tenderin e QSUT, mjeku Edvin Prifti shkon në SPAK, do t’i komunikohet akuza

nen hetim per pastrim parash dhe perfshirje ne tenderin e qsut mjeku edvin prifti shkon ne spak do ti komunikohet akuza
nen hetim per pastrim parash dhe perfshirje ne tenderin e qsut mjeku edvin prifti shkon ne spak do ti komunikohet akuza

Duke iu përgjigjur thirrjes së SPAK, mjekun Edvin Prifti ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje. Ai ndodhet nën hetim prej 4 vitesh. Prifti do të pyetet si person nën hetim e me gjase do t’i komunikohet edhe përfundimi i hetimeve.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Priftit pritet t’i komunikohet akuza, ndërsa shoqërohet nga avokati i tij, Henrik Ligori.

Kardiokirurgu doli në përgjime në dosjen e ish-gjyqtares se Krujës Enkelejda Hoxha, teksa fliste me një nga punonjësit e gjykatës.

Gjatë kontrollit në zyrë dhe në banesë, mjekut ju gjetën dhe sekuestruan shuma të mëdha parash. SPAK po e heton nën dyshimet për pastrim parash, si dhe për përfshirje në tenderin e QSUT.

Edvin Prifti i ka kundërshtuar akuzat dhe ka deklaruar se paratë i ka te gjitha te justifikuara.
[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →