Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se vendimin që e ka cuar atë në masën e arrestit të shtëpisë do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut.
“Strasburgu është gjykata që garanton Konventën Evropiane të të drejtave të njeriut dhe unë do ta coj atje”, tha Berisha në emisionin Log në News24.
Lidhur me seancën në Gjykatën Kushtetuese që do të mbahet më 19 nëntor, ndaj masave të para që SPAK vendosi për ish-Kryeministrin, duke anashkaluar autorizimin nga Kuvendi, Berisha tha se mbrojti parimet më themelore të Kushtetutës të ndarjes së pushteteve kur refuzoi zbatimin e masave të sigurisë sepse ata donin t’i merrnin pushtetin Parlamentit.
“Edi Rama dhe vetë skapistët në çdo proces ushtrojnë presionin më të madh ndaj atyre që shqyrtojnë dosjet. Nuk e di se çfarë do të vendosë Kushtetuesja, por di që Altin Dumani, Edi Rama, Arben Kraja, ushtrojnë presione sa herë që del dosja ime për gjykim”, tha Berisha.