Në “Basking Ridge” të Nju Xhersit, siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport” stërvitet Milani. Ajo e së dielës ka qenë një seancë stërvitore e hapur për tifozët dhe të gjithëve u ka rënë në sy qasja e Paulo Fonsekës që prej një muaji është në stolin e nen kampionëve të Italisë.
Ai u zgjodh sepse është nga ata profile që punon me materialin që i jepet, nuk polemizon me drejtuesit dhe për më tepër njihet për lojën e tij me qarkullim topi të dendur dhe pak gola të pësuar. Për më tepër, ja çfarë raporton e përditshmja italiane në lidhje më mënyrën e punës së 51- vjeçarit portugez.
QASJA E TEKNIKUT – “Duhet të japim më shumë, nuk mjafton, nuk mjafton. Dua më tepër. Vraponi fort dhe ushtroni presion”. Pa bërtitur, por me vendosmëri kur ritmi i stërvitjes ngadalësohet. Puna e kuqezinjve në fushë është pothuajse tërësisht e karakterizuar rreth topit, me Fonsekën që propozon tri ushtrime në fushë të vogël dhe filli i përbashkët është i qartë: ai dëshiron të stërvitë qarkullimin e shpejtë, lojën në hapësirë të ngushtë, agresionin dhe menaxhimin e dinamikave pas një topi të humbur. Milani i admiruar në Shtetet e Bashkuara është një ekip që përpiqet të luajë duke ndërtuar nga mbrojtja, këmbëngul shumë në ndërtim dhe rrit presionin kur mundet.
IDETË E REJA – Stërvitjet e Milanit në këto tri javë të para të fazës përgatitore zgjasin nga 90-150 minuta. Asnjë sekondë më tepër, por në temperatura mbi 35 gradë. Teksa Benaser punon për t’u riaftësuar nga një goditje, Adli, Leao dhe Okafor i janë bashkuar grupit kuqezi që sot në të gdhirë (01:30) u përball me Barcelonën në kuadër të miqësores së fundit të turneut amerikan.
Duke parë problematikat e shumta muskulore të sezonit të kaluar, stafi i Foneskës punon shumë me ngrohjen e muskujve. Më pas, me udhëzim të trajnerit kalohet tek ushtrimet për mbajtje topi dhe agresionin gjysmëfushe ku tekniku vendos përballë dy formacione të plota ku çdo lojtar mundohet të vendosë në praktikë gjithçka që i kërkohet paraprakisht në teori. Në fund të stërvitjes lojtarët ndihen të lodhur, por ndjekin planet e Fonsekës për Milanin e tij dhe mundi është pjesë thelbësore e punës.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co