Nën shoqërinë e ministrave, Albin Kurti udhëton sot drejt Maqedonisë së Veriut. Vizitën e kishte paralajmëruar më herët, ja arsyeja

nen shoqerine e ministrave albin kurti udheton sot drejt maqedonise se veriut viziten e kishte paralajmeruar me heret ja arsyeja
nen shoqerine e ministrave albin kurti udheton sot drejt maqedonise se veriut viziten e kishte paralajmeruar me heret ja arsyeja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, ndërsa do të jetë i shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar.

Nga Zyra e Kryeministrit kanë thënë se vizita është dakorduar më 20 korrik. “Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet. Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik”, ka thënë për KOHËN zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Vizita e Kurtit vjen pak ditë pas incidentit të presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, ku Presidenca tha se iu kërkua të skanohej telefoni i saj nga stafi i aeroportit. Presidenca kishte reaguar ndaj këtij incidenti. E po ashtu Kosova ka dërguar notë proteste.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →