Nënkryetari i Hezbollahut: Mbështesim përpjekjet e armëpushimit në Liban

nenkryetari i hezbollahut mbeshtesim perpjekjet e armepushimit ne liban
nenkryetari i hezbollahut mbeshtesim perpjekjet e armepushimit ne liban

Hezbollahu i mbështetur nga Irani, i cili ka pësuar goditje të mëdha nga Izraeli në Liban, të martën e la të hapur derën për një armëpushim të negociuar, pasi armiku i tij kryesor nisi sulme të reja në jug të vendit.

Në një fjalim televiziv, nënkryetari i Hezbollahut, Naim Qassem, ka thënë se ai mbështet përpjekjet për të siguruar një armëpushim, teksa për herë të parë nuk përmendi fundin e luftës në Gaza si një parakusht për ndalimin e luftimeve në kufirin Liban-Izrael, raporton Reuters.

Qassem ka thënë se Hezbollahu mbështet përpjekjet e kryetarit të parlamentit Nabih Berri, një aleat i Hezbollahut, për të siguruar ndalimin e luftimeve, të cilat janë përshkallëzuar javët e fundit me inkursionet tokësore izraelite dhe vrasjen e udhëheqësve të lartë të Hezbollahut.

“Ne mbështesim aktivitetin politik që drejtohet nga Berri nën titullin e armëpushimit”, ka deklaruar Qassem në fjalimin e tij 30-minutësh televiziv.

Nuk ishte e qartë nëse kjo sinjalizonte ndonjë ndryshim në qëndrim, pas një viti gjatë të cilit grupi ka thënë se po lufton në mbështetje të palestinezëve gjatë luftës Izrael-Hamas në Gaza dhe nuk do të ndalet pa një armëpushim atje.

Duke folur para perdeve nga një vend i panjohur, Qassem ka thënë se konflikti midis Hezbollahut dhe Izraelit ishte një luftë se kush qan i pari, dhe sipas tij, Hezbollahu nuk do të qante i pari.

“Ne po i godasim. Ne po i lëndojmë dhe ju sigurojmë se aftësitë tona janë të mira”, ka thënë Qassem.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →