Shirat e dendur shkaktuan rrëshqitje dheu dhe përmbytje në Nepal, duke vrarë të paktën 11 persona në 36 orët e fundit dhe duke bllokuar sektorët kryesorë të rrugëve, thanë autoritetet sot.
Tetë persona të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi u përfshinë nga përmbytjet ose u varrosën nga rrëshqitjet e dheut, ndërsa 12 të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spitale, tha zëdhënësi i policisë Dan Bahadur Karki për agjencinë e lajmeve Reuters.
Shërbimet e urgjencës po përpiqen të hapin rrugët dhe të largojnë mbeturinat e sjella nga rrëshqitjet e tokës duke përdorur pajisje të rënda ndërtimi, shtoi ai.
Në Nepalin juglindor, lumi Kosi, i cili shkakton përmbytje vdekjeprurëse në shtetin lindor indian të Biharit pothuajse çdo vit, është ngritur mbi nivelin e rrezikut dhe autoritetet u kanë kërkuar banorëve të “qëndrojnë vigjilentë” pasi ekziston rreziku i “përmbytjeve të mundshme”, tha Raj Fuyal, një zyrtar lokal.
Heavy rains trigger landslides in Nepal, 11 killed, 8 missing – https://t.co/v5Y1ZPeToc
KATHMANDU (Reuters) – Heavy rains triggered landslides and flash floods killing at least 11 pe— BeritaKini.biz (@BeritakiniB) July 7, 2024
Niveli i ujit po rritet edhe në disa lumenj të tjerë, ndërsa në kryeqytetin Katmandu, i rrethuar nga kodra, lumenj janë vërshuar, rrugë dhe shtëpi janë përmbytur.
Mediat lokale transmetojnë pamjet e njerëzve deri në belin në ujë dhe të tjerë që përpiqen të largojnë ujin nga shtëpitë e tyre me kova.
Numri i të vdekurve në të gjithë Nepalin që nga mesi i qershorit, kur filluan shirat e musonit, ka kaluar 50. Qindra njerëz vriten nga rrëshqitjet e dheut, përmbytjet dhe rrufetë çdo vit në vendin kryesisht malor gjatë sezonit të musonit, i cili zakonisht fillon në mes të qershorit dhe zgjat deri në mes të shtatorit.
Ditët e fundit, dhjetëra njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur për shkak të përmbytjeve në shtetin verilindor të Indisë, Assam.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co