Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit, Neritan Nallbati, ka bërë kërkesë që dëshmia e tij në Komisionin Hetimor për ndërhyrjet në Sistemin TIMS të bëhet me dyer të mbyllura, për shkak se të dhënat që do të ndajë me anëtarët e komisionit janë sekrete.
Me votat e PS është miratuar kërkesa e tij, dhe tashmë Nallbati po dëshmon në komision me dyer të mbyllura për mediat.
“Do zbardhen të gjitha, thjesht çështje kohe”– tha kryetari i komisionit, Ervin Salianji, i cili së bashku me kolegët e tij demokratë, votuan kundër zhvillimit të mbledhjes me dyer të mbyllura, gjatë kohës që dëshmon Nallbati.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co