Pak ditë pas shpërthimit në Lushnjë që la pas dy të vdekur, eksperti Azmer Duleviç në një lidhje “Skype” për News 24, tregoi shkeljet që janë kryer.
“Nuk ka pasur një kontakt me tensionin e mesë sepse po të kishte pasur do të ishin çarë të katër gomat e vinçit.
Arsyeja kryesore është shkelja e rregullave të sigurimit teknik. Në momentin që saldohet me gaz, me oksigjent dhe asetilen, nuk lejohet që dy bombola të jenë afër më pak se 3 metra. Ato kanë qenë ngjitur dhe lidhur me vinç në mënyrë të sajuar dhe mund të ketë qenë arsyeja që ka shkaktuar shpërthimin.
Në këto raste merret një leje e posaçme. Kur punohet poshtë linjave të tensionit të mesëm dhe të lartë, autoritetet duhet të japin leje pasi mund të ketë kontakt. E dyta, personat që e kryejnë këtë punë duhet të jenë të certifikuar dhe në këtë moment kur kryhen punimet nuk lejohen persona të tjerë të qëndrojnë afër. Nuk janë zbatuar këto rregulla dhe për mendimin tim, personi kryesor që ka përgjegjësinë është drejtuesi teknik”, theksoi ai.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co