“Nëse i shfuqizohen ligjet kryesore, i humbet fuqia politike”, avokati për dërgimin e mandatit të Xhaçkës në GJK: Mazhoranca s’do të penalizohet ish-ministrja, por…

nese i shfuqizohen ligjet kryesore i humbet fuqia politike avokati per dergimin e mandatit te xhackes ne gjk mazhoranca sdo te penalizohet ish ministrja por
nese i shfuqizohen ligjet kryesore i humbet fuqia politike avokati per dergimin e mandatit te xhackes ne gjk mazhoranca sdo te penalizohet ish ministrja por

Avokati Redi Ramaj i ftuar në rubrikën “Çështja e ditës” me Klevis Muka, ka folur në lidhje me dërgimin e rasteve në Gjykatën Kushtetuese, përfshirë rastin për mandatin e Olta Xhaçkës, Butrinti apo taksimi i profesioneve të lira.

Ai u shpreh se pas përfundimit të procedurave me kalimin në Kuvend, i mbetet në dorë Kushtetueses tashmë që të marrë një vendim në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës, dhe të dalë përtej vendimit të saj të parë, kjo pasi instrumente ligjorë funksionojnë.

Avokati Ramaj shtoi se mazhoraca dhe kryeministri Edi Rama po tentojnë të mos penalizojnë deputetë dhe ish ministra si dhe kërkon që GJK të jetë në një linjë me politikat e qeverisë.

[embedded content]

Pjesë nga intervista:

Redi Ramaj: Në një vend demokratik si i joni Gjykata Kushtetuese ka rolin kryesor për të garantuar liritë e parashikuara në Kushtetutë dhe të kontrollojë organet mes gjyqësorit dhe legjislativit. Çuarja e nismave të rëndësishme si mandati i Xhaçkës dhe taksimi i profesioneve të lira apo Butrinti si e vetmja rrugë pasi pushteti i ka kaluar apo bllokuar ligjet, e vetmja rrugë është Kushtetuesja me shpresë se do të japë zgjidhjen përfundimtare nëse ka shkelje të Kushtetutës.

Çfarë prisni të japë ndryshe në rastin e Xhaçkës në një kohë që ajo e ka dhënë një herë vendimin?

Redi Ramaj: Ka një vendim, ka një bllokim nga mazhoranca sepse do të mos penalizojë deputetët dhe ish ministrat e saj, por i mbetet GJK të dalë përtej mundësive të organeve të tjera sepse hapësirë ligjore ka. Ligji ka përcaktuar rastet e konfliktit të interesit të deputetit dhe GJK e ka të lehtë të vendosë. Mendoj se ka mundësi të dalë përtej vendimit që ka dhënë.
Është një kërkesë e rregullt e depozituar, tani i mbetet GJK për tu shprehur.
Tashmë ka kaluar edhe procedura në Kuvend, që nuk ndodhi herën e parë.

Si e shihni qasjen e mazhorancës me GJK?

Redi Ramaj: Kryeministri bënte thirrje GJK mos të lajthiste, pra kishte interes që GJK të ishte në një linjë me politikat e qeverisë, pasi nëse i shfuqizohen ligjet kryesore i humbet fuqia politike. Ai tenton ta shfrytëzojë maksimalisht edhe këtë pushtet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →