Nesër nis Ramazani, Begaj: Uroj që durimi dhe reflektimi, ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme

neser nis ramazani begaj uroj qe durimi dhe reflektimi ta bejne shoqerine shqiptare me te devotshme
neser nis ramazani begaj uroj qe durimi dhe reflektimi ta bejne shoqerine shqiptare me te devotshme

Presidenti Bajram Begaj iu është bashkuar urimeve me rastin e nisjes nesër të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Begaj shpresoi besimtarët janë të udhëhequr nga e drejta, urtësia dhe mirësia.

MESAZHI I BEGAJT
Nesër besimtarët myslimanë shqiptarë, nisin muajin e tyre të madhnueshëm të Ramazanit.
Uroj që durimi, reflektimi, pastrimi shpirtëror dhe iftaret në familje, komunitet apo me të pamundurit, ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme, të udhëhequr nga e drejta, urtësia dhe mirësia.
Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë!
Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ju!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →