Diplomati i njohur, Agim Nesho tha në “Open” në News 24, se Donald Trump nuk e shikon Rusinë si pjesë të përplasjes së rendit botëror, duke vendosur Kinën përballë.
“Ai gjithmonë e ka parë Rusinë si një element në këtë luftë që rendi botëror është ndërmjet dy kolosëve, ShBA-së dhe Kinës. Kjo ka qenë një pjesë e strategjisë së tij të politikës së jashtme që Rusinë e ka parë në këtë prioritet.
Kur vjen puna te Shqipëria, ne duhet ta tejkalojmë këtë gjë. Një shtet që nuk harxhon për arsimin, shëndetësinë edhe çështjen e ushtrisë e ka menduar se ne jemi pjesë e NATO-s dhe të tjerë mendojnë për ne.
Këtu kam parë që janë marrë masa. Për shembull, qeveria ka menduar në jug të ndërtojë Trump Hotel. Në një far mënyre me ato kushte modeste do e bëjmë mik Trumpin. Çfarë bëri me Melonin? Hapi një vrimë të zezë në Shqipëri”, tha Nesho me ironi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co