Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se sulmet e Izraelit të dielën “nuk janë fundi i historisë”, në fushatën e tij ushtarake kundër Hezbollahut.
“Ne po godasim Hezbollahun me goditje befasuese, dërrmuese. Ky është një hap tjetër drejt ndryshimit të situatës në veri dhe kthimit të sigurt të banorëve tanë në shtëpitë e tyre,” tha ai në një mbledhje të kabinetit.
Kryeministri i Izraelit thotë se ushtria izraelite ka shkatërruar mijëra raketa me rreze të shkurtër “që synojnë të dëmtojnë qytetarët tanë dhe forcat tona”, si dhe ka kapur të gjithë dronët “të lëshuar në një objektiv strategjik në qendër të vendit”.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co