Që nga 7 tetori 2023, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë shkatërruar 19 nga 24 batalionet e lëvizjes radikale të Hamasit në Rripin e Gazës së bashku me komandantët, tha kryeministri Benjamin Netanyahu gjatë mbledhjes javore të kabinetit.
“Sot janë gjashtë muaj nga fillimi i luftës. Arritjet janë të mëdha: ne kemi eliminuar 19 nga 24 batalionet e Hamasit, duke përfshirë komandantë të lartë. Kemi vrarë, plagosur ose kapur një numër të konsiderueshëm të terroristëve të Hamasit”, tha ai. Deklarata e kryeministrit u shpërnda nga zyra e tij.
Kreu i kabinetit vuri në dukje gjithashtu se Izraeli është i vendosur të “përfundojë eliminimin e Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës”, duke përfshirë qytetin Rafah në jug të enklavës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co