Netanyahu kërcënon grupin Houthi me “çmim të rëndë” pas sulmit me raketë ndaj Izraelit

netanyahu kercenon grupin houthi me cmim te rende pas sulmit me rakete ndaj izraelit
netanyahu kercenon grupin houthi me cmim te rende pas sulmit me rakete ndaj izraelit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se do të vendosë “një çmim të rëndë” për grupin Houthi në Jemen pas një sulmi me raketë që plagosi nëntë persona në Tel Aviv, transmeton Anadolu.

“Këtë mëngjes, Houthit lëshuan një raketë tokë-tokë nga Jemeni në territorin tonë. Ata duhet ta kishin ditur që tani se ne bëjmë të paguhet çmim i rëndë për çdo përpjekje për të na dëmtuar”, ka thënë Netanyahu në fillim të një takimi të kabinetit, thuhet në një deklaratë nga zyra e tij.

“Ata që kanë nevojë për një kujtesë në këtë çështje janë të ftuar të vizitojnë portin e Al Hudaydah”, shtoi ai, duke iu referuar qytetit perëndimor të Jemenit që avionët luftarakë izraelitë bombarduan në korrik pas një sulmi me dron të Houthive që vrau një izraelit në Tel Aviv.

Raketa e Houthive ra në një zonë të hapur pranë aeroportit Ben Gurion në Tel Aviv sot në mëngjes, pavarësisht përpjekjeve izraelite për ta kapur atë.

Sipas ushtrisë izraelite dhe mediave lokale, nëntë izraelitë u plagosën ndërsa nxitonin për në strehimore dhe zjarre shpërthyen në zonat e pyllëzuara për shkak të rënies së mbeturinave të raketave. Një zjarr u ndez edhe në një fabrikë të madhe çimentoje gjatë incidentit.

Rebelët Houthi në Jemen kanë shënjestruar anijet që janë në pronësi izraelite, me flamur, operuar ose drejtuar në portet izraelite në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit me raketa dhe dronë në solidaritet me Gazën, e cila ka qenë nën sulme shkatërruese izraelite që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →