Netanyahut prezanton zyrtarisht planin pas luftës: Zyrtarë lokalë në Gaza, UNRWA do të mbyllet

netanyahut prezanton zyrtarisht planin pas luftes zyrtare lokale ne gaza unrwa do te mbyllet
netanyahut prezanton zyrtarisht planin pas luftes zyrtare lokale ne gaza unrwa do te mbyllet

Kryeministri izraelit prezantoi zyrtarisht për herë të parë në Kabinetin e Sigurisë një dokument parimesh mbi menaxhimin e Rripit pas konfliktit.

Pas shkatërrimit të kapaciteteve ushtarake dhe strukturave qeveritare të Hamasit, siguria do të garantohet nga Izraeli.

Teksti nuk përmend emrin e Autoritetit Palestinez ose përjashton pjesëmarrjen e tij, por thotë se çështjet civile në Gaza do të menaxhohen nga “zyrtarë lokalë” me “përvojë administrative”, jo të lidhura me “vendet ose entitetet që mbështesin terrorizmin”.

Një nga aspektet kryesore të planit të qeverisë së Benjamin Netanyahut për Gazën e pasluftës është mbyllja e UNRWA. Pasi kujton përfshirjen e supozuar të 12 anëtarëve të Agjencisë më 7 tetor. Plani thotë se Izraeli do të punojë për të zëvendësuar agjencinë me “organizata humanitare ndërkombëtare përgjegjëse”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →