“Nevoja e ekonomisë për fuqi punëtore, shumë e madhe”- Rama: Objektivi ynë është që brenda kësaj dekade të anëtarësohemi në BE! Do të ishte arritje historike

nevoja e ekonomise per fuqi punetore shume e madhe rama objektivi yne eshte qe brenda kesaj dekade te anetaresohemi ne be do te ishte arritje historike





































Kryeministri Edi Rama nga Nju Jorku ka folur ne lidhje me ekonominë e vendit dhe objektivin per anëtarësimin ne Bashkimin Europian deri ne 20230.

rama

Gjatë një bashkëbisedim me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve të Amerikës, Rama teksa foli pë GDP dhe rritjen e pagae, tha se tashmë sipërmarrja e ka kuptuar se investimi më i rëndësishëm është te punonjësit e kualifikuar.

Në këto vite që unë kam pasur privilegjin të jem në krye të qeverisë, janë një sërë faktesh besoj që janë domethënëse të nënvizohen, duke filluar nga dyfishimi i prodhimit të përgjithshëm kombëtar ose siç ju e njihni në gjuhën e këtushme GDP, që ishte 12.7 miliard kur ne morëm detyrën në vitin 2013 dhe që sot është në 25.4 miliard. Një shifër domethënëse besoj për çfarë ka ndodhur me ekonominë në Shqipëri.

Nga ana tjetër, sot kemi arritur që të kemi pagën mesatare në sektorin publik 900 euro, në kushtet kur monedhën e kemi më të fortë se asnjëherë më parë. Edhe kjo është një e dhënë që flet për një ekonomi dhe një situatë financiare shumë të qëndrueshme. Brenda kategorive të punonjësve të sektorit publik kemi dhe paga më të larta, për shembull mësuesit sot e kanë pagën mesatare 950 euro në muaj.

Në sektorin privat pagat rriten edhe për faktin që tanimë sipërmarrja e shikon që investimi më i rëndësishëm është tek fuqia e kualifikuar e punës dhe se të ndash në një anë të ardhurat duke harruar që t’i japësh më shumë atyre që punojnë për ty është një “miopi” dhe një mënyrë të pari shumë dritëshkurtër e të ardhmes së çdo kompanie, por edhe për faktin që nevoja e ekonomisë për fuqinë punëtore është gjithmonë dhe më e madhe”, shprehu Rama.

Kryeministri u ndal dhe te turizimi duke thënë se është një sektor i ekonomisë që është në një shpërthim të madh.

Nuk dua të zgjatem duke folur për turizmin sepse besoj e keni parë dhe e shikoni vet që turizmi është tanimë një sektor i ekonomisë që është në një shpërthim të madh. Patjetër që brenda për brenda këtij zhvillimi kaq të rëndësishëm ka sfida, kjo nuk diskutohet dhe po ashtu edhe në të gjithë sektorët e tjerë. Unë besoj që siç ka gjëra të rëndësishme që janë arritur, ka dhe sfida të rëndësishme për tu përballuar.

Në fund, në mbyllje të kësaj paranteze besoj që më e rëndësishmja e të gjithave është që të gjitha këto bashkë kanë sjellë edhe që Shqipëria sot të ketë një tjetër pozicion në botë në aspektin e reputacionit, në aspektin e respektit, në aspektin e emrit të vet dhe ma ha mendja se më shumë se kushdo tjetër dhe më mirë se kushdo tjetër këtë mund ta vlerësojnë dhe mund ta perceptojnë ata që jetojnë jashtë. Çdokush që jeton jashtë sot e ka kokën lartë kur thotë jam nga Shqipëria sepse reagimi është pozitiv dhe sot është shumë kollaj që të takosh kudo njerëz që të thotë se ishin ose kanë dëshirë të shkojnë në Shqipëri për ta vizituar Shqipërinë”, tha ai.

Si objektiv strategjik deri në fund të dekadës, Rama tha se qeveria ka integrimin në Bashkimin Europian.

“Ndërkohe që objektivi jonë strategjik është që brenda kësaj dekade, ne të jemi gati për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, çka do të ishte një arritje historike dhe një kapërcim i jashtëzakonshëm historik sepse përfundimisht do të linim të shkuarën mbrapa dhe do të rreshtoheshim si të barabartë me të gjithë ato vende që deri dje i kemi parë nga larg edhe pastaj e kemi arritur individualisht, por gjithmonë kemi parë nga poshtë – lartë kur vjen fjala për raportin shtetëror”.

Gjatë takimit me shoqatat shqiptare në Amerikë, kreu i qeverisë nuk la pa përmendur dhe votën e disporës.

“Një fakt që tashmë është i vulosur në ligjin e Kuvendit të Shqipërisë, në fund pas shumë vitesh përpjekje nga ana jonë, por në rastin e ligj zgjedhjeve duhet një shumicë më e madhe sesa shumica që ne kemi pasur në dispozicion dhe falë edhe një presioni pozitiv më të organizuar dhe më të ndjeshëm në Tiranë të vetë përfaqësuesve të Diasporës, ne tani e kemi këtë ligj dhe patjetër që të gjithë shqiptarët që janë jashtë dhe që kanë dëshirë të marrin pjesë në procesin zgjedhor kanë të drejtën dhe kanë mundësi të votojnë përmes një sistemi të thjeshtë besoj, që s’është si këtu në Amerikë, ku për të votuar duhet të regjistrohesh dhe pastaj, në momentin që regjistrohesh, në rastin e këtij sistemi që ne kemi, të vjen zarfi, ti aty brenda ke fletën e votimit, shënon në kutinë që dëshiron, shprehjen e vullnetin tënd, mbyll zarfin dhe e poston mbrapsht.

Në sistemin tonë vota shkon aty ku ke vendbanimin e regjistruar në Shqipërisë, pra aty ku figuron në listën e zgjedhësve. Në rast se do të shkoje fizikisht dhe numërohet si pjesë e votave të atij qarku ku bën pjesë bashkia, nga ku buron emri yt si rezident në Shqipëri, pra në atë adresë ku je i regjistruar në Shqipëri dhe ku ke vendbanimin”, tha Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →