Nga 10-15 mijë lekë shpërblim për mbi 8000 efektivë të policisë, ja përfituesit dhe kush përjashtohet nga vendimi!

nga 10 15 mije leke shperblim per mbi 8000 efektive te policise ja perfituesit dhe kush perjashtohet nga vendimi








































BESARTA BASHA/ Forcat e rendit janë kategoria e tretë që ka menduar qeveria të shpërblejë për fundvit, pas punonjësve të administratës dhe pensionistëve.

policia

Vendimi është në proces finalizimi dhe pritet të bëhet publik të hënën, ku do të saktësohen kategoritë e forcave të rendit që shpërblehen me bonus si dhe masa e përfitimit.

Nuk do të jetë një shumë fikse, por bonusi mësohet se do të variojë nga 10 deri në 15 mijë lekë për policët e rolit bazë. Sikundër edhe në vendimet e mëparshme, qëllimi i qeverisë është të mbështesë më tepër ata që marrin më pak. Kështu që policët me grada më të ulëta do të kenë përfitimin maksimal, ndërsa ata që gëzojnë grada madhore mbi atë “inspektor” mësohet se nuk do të jenë pjesë e këtij shpërblimi.

Në total janë tetë mijë efektivë që janë pjesë e forcave të rendit, të cilët përfitojnë nga vendimi i qeverisë. Këshilli i Ministrave ka vendosur jo rastësisht shpërblimin e këtij profesioni, i cili çdo fundviti përballet me vështirësi ekstra, qoftë për orët e gjata të punës (nga data 24 dhjetor deri në 3 janar ata punojnë 12 orë në ditë) fluksit të lartë të emigrantëve dhe festimeve deri në orët e vona.

VENDIMI PER SHPERBLIM

Rreth 8700 efektivë policie pritet të përfitojnë një shpërblim për festat e fundvitit. Ministria e Brendshme ka bërë gati projektvendimin, i cili pritet të miratohet të hënën në mbledhjen e Këshillit të Ministrave Burime pranë Ministrisë së Brendshme bëjnë me dije se shpërblimi do të jetë i ndarë në dy nivele, ashtu siç u veprua me bonusin e pensionistëve.

Niveli i parë prej dhjetë mijë lekësh do të jepet për ata që kanë paga më të larta, ndërsa shpërblimi maksimal në vlerën e 15 mijë lekëve do të jepet për punonjësit me paga më të ulëta. Këta të fundit përbëjnë edhe numrin më të lartë të punonjësve, rreth 5- 6 mijë efektivë.

Në tërësi, me bonus do trajtohen vetëm punonjësit e policisë të nivelit bazë. Vlen të theksohet se nga ky vendim preken vetëm punonjësit e Rendit, Rrugores e deri tek ata, të cilët mbajnë gradën inspektor. Vendimi për të shpërblyer punonjësit e policisë vjen pas bonusit të akorduar nga qeveria për pensionistët, familjet në nevojë, personat me aftësi të kufizuar si dhe për një pjesë të administratës.

Ashtu si për uniformat blu, edhe tek administrata shpërblim për festat e fundvitit do të përfitojnë punonjësit me paga të ulëta. Në këtë kategori përfshihen shoferët, sanitaret, punonjësit e arkivit, protokollit.

/Gazeta Panorama

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →