Sport

Nga ai që luan më shumë videogame deri tek të fiksuarit pas telefonit, të pathënat për lojtarët e kombëtares

nga ai qe luan me shume videogame deri tek te fiksuarit pas telefonit te pathenat per lojtaret e kombetares
nga ai qe luan me shume videogame deri tek te fiksuarit pas telefonit te pathenat per lojtaret e kombetares

Përveç kohës së stërvitjes, për lojtarët e Shqipërisë janë rezervuar edhe momente argëtimi. Së fundmi, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku futbollistët nuk hezitojnë të tregojn informacione të pathëna më parë për njëri-tjetrin.

Cili mund të ketë predispozitë për një karrierë në media?
Jasir Asani. I pëlqen shumë të flasë në media.

Cili futbollist luan më shumë në videogames?

Elseid Hysaj. Ai luan ‘Call of Duty’ tregon Broja duke shtuar “vetë nuk kam luajtur asnjë minut që kur kam ardhur këtu’

Por luan dhe Broja, Mario Mitaj e Muçi. Jepi atij një playstation e ai qëndron në dhomë pa lëvizur 24 orë në të 7 ditët e javës.

Cili nga futbollistët do të jetë kuzhinieri i skuadrës

Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti… por dhe Arlind Ajeti. Bën sallata të mira

Kush rri më shumë në telefon?
Armando Broja
Nedim Bajrami

Cilin futbollist të një skuadre tjetër do të donit ta kishit në skuadrën tuaj?

Broja: Kevin De Bruyne. Bën pasa të mirë
Kylian Mbappe

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts