Igli Çelmeta në rubrikën “Opinion” në News24 duke folur për megaoperacionin e SPAK-ut, tha se forcat RENEA dhe ato Operacionale të Policisë së Shtetit, pasi morën emrat e rreth 36 personave, kanë nisur që mbrëmjen e së martës ekzekutimin e urdhër-arresteve.
Ai tha se bëhet fjalë për 6 ngjarje që kanë ndodhur në Elbasan, Peqin dhe Berat. “Në ndihmë të SPAK ka ardhur edhe çkodimi i aplikacioneve Sky. Hetohej prej rreth 18 muajsh nga SPAK, është vijim i operacionit “Plumbi i Artë””, tha Çelmeta.
I pyetur nëse ka pasur ose jo dekonspirim, Çelmeta tha se nuk mund të flitet në këto momente për dekonspirim, pasi operacioni vijon ende. “Ka shumë pak persona të arrestuar, shumica e personave të shpallur në kërkim, dyshohet se janë jashtë Shqipërisë dhe dyshohet se strehohen në Dubai”, tha Çelmeta.
Ai tha se janë disa emra të njohur për drejtësinë që janë shpallur në kërkim, siç është edhe Talo Çela.
Çelmeta tha se ende nuk dihet saktësisht se sa persona janë arrestuar, nuk ka ende një komunikim zyrtar, por sipas informacioneve thuhet se janë ekzekutuar 6 nga 36 urdhër-arreste.
Ai në vijim tha se ngjarjet për të cilat po zhvillohet ky megaoperacion ka lidhje me krimet e ndodhura në Elbasan, Peqin dhe Berat, ku kemi disa vrasje, që janë zbardhur.
[embedded content]
“Operacioni është në vijim e sipër, ka nisur mbrëmjen e së martës në Elbasan dhe është shtrirë në disa qytete”, tha Çelmeta, duke shtuar se dalja e informacioneve për shtetasit e shpallur në kërkim, mund të krijojë përplasje të reja.
Duke komentuar arrestimin e kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarkës, Çelmeta tha se ai u arrestua për korrupsion. “Roli i tij ishte i një sekseri, bëhet fjalë për çështjen e Toyota Yaris”, tha Çelmeta.
Ai tha se duket qartë se Zarka ka pasur ndikim në këtë çështjes dhe nga çkodimi i aplikacionit Sky u pa se ai kishte 4 llogari në këtë aplikacion.
“Bëhet fjalë se ka nndërhyrë për lehtësimin e 3 çështjeve penale në Vlorë, por më e rënda ishte ndërhyrja në çështjen “Toyota Yaris””, tha Çelmeta.
Ai tha se prokurori është arrestuar në banesën e tij në Vlorë, ndërsa avokati dhe oficerja e policisë gjyqësore ende nuk janë arrestuar.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co