Çdo bashkim i sinqertë forcash dhe potencialesh është pozitiv. Kështu e komentoi kreu i PL-së, Ilir Meta, bashkimin e grupimit të Bardhit me atë të Rithemelimit.
Në një konferencë për mediat, Meta tha se është pro ndaj çdo proteste qytetare dhe politike.
“Çdo bashkim i sinqertë forcash, energjish, potencialesh të fjetura deri tani, është pozitiv. Nuk jemi në një situatë normale, jemi në një narko-diktaturë. Duhet të ketë një vijë të qartë demarkacioni me narko-diktaturën. Partia e Lirisë ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të protestave qytetare dhe politike, në mbrojtje të demokracisë.”, tha ai.
[embedded content]
Meta komentoi dhe ardhjen e Blinken në Shqipëri. “Mendoj se ardhja e Sekretarit të Shtetit është tashmë diçka normale në marrëdhëniet midis dy vendeve tona duke patur parasysh vizitat e shpeshta, që nga koha e Sekretarit Baker e deri tek vizita më e fundit e zotit Kerry, duke përmendur këtu Znj. Clinton, Znj. Albright, Z. Powell dhe shumë Sekretarë të tjerë shteti, që kanë vizituar Tiranën dhe që të cilët e kanë shfrytëzuar Tiranën edhe për iniciativa shumë të rëndësishme siç ishte rasti i nënshkrimit të Kartës së Adriatikut gjatë vizitës së Sekretarit Powell në Tiranë me Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, të Maqedonisë dhe të Kroacisë në një proces historik, i cili u përmbyll me anëtarësimin e këtyre vendeve në NATO.”, tha Meta.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co