Nga betimi në PE te zgjedhjet në Himarë, Fredi Beleri niset drejt Athinës: Çështja ime ka pasur dy standarde! Tani i rikthehem normalitetit

nga betimi ne pe te zgjedhjet ne himare fredi beleri niset drejt athines ceshtja ime ka pasur dy standarde tani i rikthehem normalitetit
nga betimi ne pe te zgjedhjet ne himare fredi beleri niset drejt athines ceshtja ime ka pasur dy standarde tani i rikthehem normalitetit

Ashtu siç paralajmëroi, Fredi Beleri ka folur sot nga Rinasi për mediat shqiptare, teksa do të udhëtojë drejt PE-së për t’u betuar si eurodeputet.

Ai u shpreh se tashmë do t’i kthehet normalitetit.

“Po iki drejt Athinës. Nesër do të jem në Strasburg. Dua të falënderoj Drejtorinë e Burgjeve për këtë vendi, ishte një vendin në zbatim të ligjeve. Nesër atje ka vendime dhe votime të rëndësishme. Besoj që sot e tutje do t’i kthehem normalitetit”, tha ai.

Duke u ndalur te mohimi i betimit si kryebashkiak i Himarës, Beleri tha se; “që në fillim kjo çështje ka pasur dy standarde.”.

Mes të tjerash Beleri u ndal te zgjedhjet në Himarë. Ai tha se herët a vonë do të dëgjohet zëri i sovranit. “Herët a vonë, dëshira e sovranit respektohet. Në 4 gusht himariotët do të japin një përgjigje dhe dëshira e tyre do të respektohet te rezultati i zgjedhjeve.”, pohoi Beleri.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →