Nga Big Basta me djalin e tij te Luiza Gega, personazhet e njohur i bashkohen fushatës së bashkisë për mbjelljen e pemëve në Tiranë

nga big basta me djalin e tij te luiza gega personazhet e njohur i bashkohen fushates se bashkise per mbjelljen e pemeve ne tirane
nga big basta me djalin e tij te luiza gega personazhet e njohur i bashkohen fushates se bashkise per mbjelljen e pemeve ne tirane

Personazhet e njohur shqiptarë i janë bashkuar fushatës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve në kryeqytet.

Artisti i njohur, Big Basta i shoqëruar nga djali i tij, Lian kanë mbjellë disa fidanë bashkë me ekipin e Bashkisë së Tiranës. Fushatës i është bashkuar edhe sportistja e njohur Luiza Gega.

Më herët kësaj nisme iu bashkua edhe aktorja e njohur Olta Gixhari me djalin e saj Amar.

Bashkia e Tiranës do të vijojë me fushatën e saj për shtimin e gjelbërimit edhe këtë vit, ndërkohë që kryebashkiaku Veliaj ka bërë thirrje shkurti të kthehet në një muaj mobilizimi masiv për mbjelljen e pemëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →