Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim të martën përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se temë diskutimi mes Bislimit dhe Lajçak do të jetë zbatimi i Marrëveshjes Bazike.
Sipas njoftimit, takimi pritet të ndodhë në ndërtesën e Qeverisë, prej orës 09:30.
Lajçak, ka paralajmëruar se do të diskutojë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin për çështjen e dinarit.
“Kjo është arsyeja pse si hap i menjëhershëm i ardhshëm do të kem një diskutim vijues me zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociator të Kosovës Besnik Bislimi”, ka shkruar Lajçak.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co