Nga Chiesa te Kean e Kostic, Juventus ka një plan për shitjen e tyre

nga chiesa te kean e kostic juventus ka nje plan per shitjen e tyre
nga chiesa te kean e kostic juventus ka nje plan per shitjen e tyre

Humbja ndaj Udineses ka turbulluar shumë ujërat te Juventus, me pjesën dërrmuese të tifozëve që nuk besojnë më te titulli këtë sezon. Zonja e Vjetër duhet të fillojë përsëri të lëvizë për të mos djegur gjërat e mira të bëra në muajt e mëparshëm dhe, ndërkohë, të planifikojë edhe të ardhmen.

Ndeshja kundër Udineses ringjalli të gjitha dyshimet për Federico Chiesa. Në muajt e fundit, rrethi i lojtarit ka nisur një dialog për të zgjatur kontratën që skadon në 2025-n. Megjithatë, një negociatë nuk është aspak e thjeshtë: Chiesa fiton mbi 5 milionë euro neto çdo vit dhe po rikthehet nga sezonet e komplikuara.

Në idenë e Juventusit, rinovimi do të kishte funksionin e dyfishtë për të shmangur rrezikun e humbjes së lojtarit të lirë dhe në rast shitje, të përfitonte shumë. Ecuria e muajve të fundit e Chiesa-s, e kushtëzuar edhe nga ndalesat e shpeshta për shkak të problemeve fizike, dhe shpërthimi i njëkohshëm i Kenan Yildiz-it, mund t’i bindë bardhezinjtë që ta shesin këtë verë.

Dy të tjerë që nuk po bindin dhe që kanë humbur vazhdimësinë në kampin juventin janë Moise Kean dhe Filip Kostic. Edhe për këta të dy Juve ka në plan që pranojë oferta në treg, në mënyrë që t’u bëjë vend të tjerëve, duke të marrin një mesfushor të nivelit të lartë pas largimit përfundimtar të Pogba.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →