Nga dështimi në Botëror deri te psikologu, sulmuesi i Brazilit: Mendova të dorëzohesha, terapia më shpëtoi jetën

nga deshtimi ne boteror deri te psikologu sulmuesi i brazilit mendova te dorezohesha terapia me shpetoi jeten
nga deshtimi ne boteror deri te psikologu sulmuesi i brazilit mendova te dorezohesha terapia me shpetoi jeten

Dështimi i Brazilit në Botërorin e Katarit ndikoi keq në psikologjinë e sulmuesit Richarlison, i  cili më pas kaloi në periudhë të vështirë. Në një intervistë të dhënë për ESPN UK, lojtari i Tottenham u shpreh se pas dështimit të kombëtares, iu desh të kërkonte ndihmë te psikologu.

“Isha në kulmin tim, i fortë mendërisht dhe megjithatë pas kësaj arrita kufirin.Nuk mendova të vrisja veten, por të dorëzohesha po. Terapia më shpëtoi jetën. Kërkoja vetëm gjëra të këqija, madje edhe në Google. Më parë kisha këtë paragjykim për psikologët, duke menduar se kushdo që donte të shkonte aty ishte i çmendur. Nuk ishte kështu: është zbulimi më i mirë që kam bërë ndonjëherë” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co