Nga dhuna ndaj anëtarëve të familjes tek plagosja e rëndë, Policia e Tiranës arreston 5 persona

nga dhuna ndaj anetareve te familjes tek plagosja e rende policia e tiranes arreston 5 persona
nga dhuna ndaj anetareve te familjes tek plagosja e rende policia e tiranes arreston 5 persona

Policia e Tiranës lajmëron se ka arrestuar 5 persona në orët e fundit. Në pranga ra një 30-vjeçar, pasi i janë gjetur lëndë narkotike me vete.

Gjithashtu, është arrestuar edhe një grua 58-vjeçare, pasi akuzohet për mospagim të taksave dhe tatimeve. Në pranga ra edhe një 35-vjeçar, pasi akuzohet se ka dhunuar nënën e tij. Po ashtu, u arrestua edhe një 58-vjeçar, nën akuzën se ka dhunuar vajzën e tij.

“Tiranë/Arrestohen 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin F. F., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një peshore elektronike.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasen M. P. (Sh.), 58 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, i kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– E. N., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;

– O. H., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Gjithashtu, po nga këta specialistë u ndalua shtetasi B. Q., 30 vjeç, banues në Tiranë, shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →