Shqiperia

Nga dhuna ndaj të ish-të dashurës tek drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, 6 të arrestuar në Tiranë

nga dhuna ndaj te ish te dashures tek drejtimi i mjetit ne gjendje te dehur 6 te arrestuar ne tirane
nga dhuna ndaj te ish te dashures tek drejtimi i mjetit ne gjendje te dehur 6 te arrestuar ne tirane

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona në orët e fundit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar 2 persona për përndjekje ose dhunë ndaj ish-të dashurës. Gjithashtu, në pranga ra një person për vjedhje, 1 për ndërtim të paligjshëm dhe një tjetër, pasi ngiste makinën në gjendje të dehur dhe ka shkaktuar aksident në Mullet.

“Tiranë/Arrestohen 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin B. D., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj-ish të dashurës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj-ish të fejuarës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin S. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin G. U., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– F. T., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin;

– Y. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në “Mullet”, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin I. Xh., 42 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjeret që ndodheshin në automjetin tip “Golf”, 10 dhe 15 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts