Nga dhuna në familje te zjarrvënia e qëllimshme, 5 të proceduar në Fier

nga dhuna ne familje te zjarrvenia e qellimshme 5 te proceduar ne fier
nga dhuna ne familje te zjarrvenia e qellimshme 5 te proceduar ne fier

Policia e Fierit ka proceduar penalisht 5 shtetas për vepra të ndryshme penale. Dy nga të proceduarit akuzohen për dhunë në familje, ndërsa dy të tjerë për zjarrvënie të qëllimshme.

Njoftimi zyrtar nga Policia

Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasin D. B., 23 vjeç, banues në Fier, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për të lëvizur automjetin të cilin e kishte parkuar në vend të gabuar, dhe nga kontrolli i automjetit shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë të ftohtë (thikë).

Gjithashtu nga Komisariati i Policisë Fier u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Sh., 38 vjeç, dhe A. D., 54 vjeç, të dy banues në Libofshë, pasi kanë ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe si pasojë e erës, flakët janë përhapur duke djegur një sipërfaqe toke me shkurre.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. G., 47 vjeç, banues në fshatin Çiflik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. L., 49 vjeç, banues në fshatin Dukas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →