Bota Shqiperia

Nga Doris Pack tek Elmar Brok dhe Christian Kremer, Berisha takon zyrtarët e lartë të CDU: Miq të shqiptarëve













































Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa po merr pjesë në Kongresin e CDU-së në Gjermani është takuar me zyrtarë të lartë të kësaj partie, e cila është pretendente për të fituar zgjedhjet në Gjermani.

berisha elmar brok

Berisha është takuar me Doris Pack, Elmar Brok,  Christian Kremer, por edhe zyrtarë të tjerë, të cilët i quan miq të shqiptarëve dhe të Partisë Demorkatike.

“Me miken e shquar timen dhe të shqiptarëve, Doris Pack, Kryetare Nderi e EPP Women, ish-deputete dhe reportere për Ballkanin, për dekada në Parlamentin Europian.

Me mikun e shquar timin dhe të shqiptarëve, Elmar Brok, ish-Kryetar i Komisionit të Jashtëm, të Sigurisë, dhe të Drejtave të Njeriut të Parlamentit Europian, për rreth dy dekada!

Me Christian Kremer, mik i PD-së, Sekretar për Marrëdhënjet Ndërkombëtare të CDU-së”, shkruan kreu i PD, teksa poston edhe fotot me ta.

Kujtojmë që diten e djeshme, Sali Berisha shtrëngoi duart edhe me kandidatin për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts