Bota

“Nga e majta në të djathtë për Shqipërinë në BE”- Rama kërkon votën e qytetarëve për zgjedhjet e 11 Majit! Ironia ndaj Berishës: Ndizu fiku llamba e shkretë..













































Teksa zgjedhjet parlamentare të 11 Majit afrojnë, ethet e garës së partive politike shtohen gjithnjë e më shumë, gjithashtu edhe sulmet ndaj kundërshtarit.

MixCollage-02-Apr-2025-11-17-AM-3399

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka publikuar një rrjetin e tij social Facebook, një postim përmes të cilit kërkon votën e qytetarëve.

“VOTO 5! Nga e majta në të djathtë, bashkë për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, drejt e në qendër të fletës së votimit, PS/Edi Rama”, ka shkruar kryeministri, i cili kërkon edhe votën e të djathtëve.

Sipas kryeministrit nëse shqiptarë bashkojnë votat për PS-së, Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së deri më 2030.

Por Rama nuk ndalet me kaq. Ai ka postuar një video nga takimi i Berishës dje me biznesin e fasonerisë në Durrës.

Rama ka mbivendosur sipër imazhit të Berishës një buf, teksa e ironizon për një gabim për uljen e taksave që kreu i PD-së bëri dje gjatë fjalimit të tij.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts