![Nga emigracioni i paligjshëm te Reforma në Drejtësi, çfarë u diskutua në takimin mes Ramës dhe ambasadorit të Britanisë në Tiranë 2 nga emigracioni i paligjshem te reforma ne drejtesi cfare u diskutua ne takimin mes rames dhe ambasadorit te britanise ne tirane](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/02/nga-emigracioni-i-paligjshem-te-reforma-ne-drejtesi-cfare-u-diskutua-ne-takimin-mes-rames-dhe-ambasadorit-te-britanise-ne-tirane.jpg)
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, u takua sot me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Ambasada Britanike në Tiranë, në një postim në rrjetet sociale ka bërë me dije se në takim është theksuar partneriteti i palëkundur mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë emigracionin e paligjshëm, ku Shqipëria mbetet një prej partnerëve tanë më të rëndësishëm në rang ndërkombëtar.
“Ata diskutuan mbështetjen e re të Mbretërisë së Bashkuar për Reformën e Drejtësisë dhe përpjekjet kundër korrupsionit, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar.
Ata ranë gjithashtu dakord të vlerësojne zgjerimin e partneritetit tregtar, si edhe në fushën e Mbrojtjes”, thuhet në postim.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co