Nga Flick tek Enrique, Barça vijon “gjuetinë”, por Xavi mbetet ëndrra e madhe

nga flick tek enrique barca vijon gjuetine por xavi mbetet endrra e madhe

Si rrallë herë në vitet e fundit, disa nga klubet më të rëndësishme Evropiane do të ndryshojnë trajner sezonin e ri, por ndryshe nga e shkuara, klube si Bayern Munich apo Barcelona kanë njoftuar prej kohësh largimet e trajnerëve respektiv, Thomas Tuchel dhe Xavi. Ndryshe nga Bayern Munich, drejtuesit e Barcelonës shpresojnë ende që Xavi mund të qëndrojë, por trajneri ka qenë i prerë në këtë pikë, sa është herë është pyetur në çdo dalje publike. Nëse Laporta dhe pjesa tjetër e stafit drejtues nuk arrijnë të bindin Xavi-n të qëndrojë, në tavolinë janë tre emra favoritë:

Hhhhh
Hhhhh

Hansi Flick, Luis Enrique dhe Rafa Marquez. Flick është në majë të listës, kjo dhe për një arsye shumë të rëndësishme, është i papunë që nga momenti kur u largua nga përfaqësuesja Gjermane. Luis Enrique është një dëshirë e drejtuesve, edhe vetë trajneri nuk e ka fshehur dëshirën, por në të njëjtën kohë është edhe opsioni më i ndërlikuar pasi Enrique është nën kontratë me PSG. Opsioni i fundit është Rafa Marques që shihet si një zgjidhje brenda familjes.

Mundo
Mundo

Prej kohësh, në Barcelona qarkullonin edhe emrat e Arteta, Tuchel, Nagelsmann dhe De Zebri, por sipas Mundo Deportivos, për arsye të ndryshme këto trajnerë nuk janë më si opsione për të zëvendësuar Xavi-n.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →