Sport

Nga Granada te Bayern, flet Zaragoza: Jam te një nga klubet më të mëdha në botë

nga granada te bayern flet zaragoza jam te nje nga klubet me te medha ne bote
nga granada te bayern flet zaragoza jam te nje nga klubet me te medha ne bote

Bryan Zaragoza u largua nga Granada, për të firmosur me Bayern Munchen. Sulmuesi i lindur në vitin 2001 është zyrtarizuar sot  nga kampionët e Gjermanisë dhe shumë shpejt do të jetë në dispozicion të Thomas Tuchel për të përballuar këtë pjesë të dytë të sezonit.

“Po shkoj në Bayern për t’u rritur në një nga klubet më të mëdha në botë. I jam shumë mirënjohës Granadës për momentet e mrekullueshme të kaluara së bashku dhe për gjithçka që klubi ka bërë të mundur për mua. Nuk do ta harroj kurrë. Tani ndjej gjithashtu mbështetje të madhe nga FC Bayern. Mezi pres të shoh se çfarë do të ndodhë. Ne synojmë sa më shumë të jetë e mundur” – tha ai pas firmës.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts