Njëzet emra pilotësh titullarë, plus rezervat: Botërori i ri i Formulës 1 do të nisë në mars me Çmimin e Madh të Australisë, por që tani ekipet i kanë plotësuar formacionet e tyre.
Nga Ferrari te Racing Bulls, nga Hamilton te Hadjar, ja kush do të jenë protagonistët e kampionatit të ardhshëm. Në këtë speciale ju prezantojmë me përbërjet e ekipeve, duke e nisur sipas klasifikimit final të konstruktorëve në Botërorin 2024.
MEKLAREN: NORRIS, PIASTRI
Britaniku Lando Noris është në F1 që prej vitit 2019, teksa në 128 gara, regjistron 4 fitore, 22 podiume dhe 9 “pole position”. Ndërsa australiani Oskar Piastri debutoi gjatë sezonit të kaluar dhe numëron 46 gara, 2 fitore dhe 8 podiume. Pilot i tretë i MekLarenit do të jetë meksikani Pato O’Uard, i cili është në F1 që prej vitit 2022, por duke zhvilluar vetëm prova të lira.
FERRARI: LËKLERK, HAMILTON
Monegasku Sharl Lëklerk ka zhvilluar garën e tij të parë në F1 në 2018-ën dhe koleksionon 147 prezenca në kampionat, me 8 fitore, 25 podiume dhe 26 “pole position”. Britaniku Luis Hamilton është njeri rekordesh në F1, me debutimin e bërë në 2007-ën, ndërsa në 356 gara koleksionon 105 fitore, 97 podiume, 104 “pole position” dhe plot 7 tituj botërorë.
RED BULL: VERSHTAPEN, LAUSON
Holandezi Maks Vershtapen, pjesë e Formulës 1 që prej vitit 2015, numëron 209 gara, 63 fitore, 49 podiume, 40 “pole position” dhe 4 tituj botërorë. Në krah do të ketë pilotin nga Zelanda e Re, Liam Lauson, me këtë të fundit që është në F1 që prej sezonit të kaluar me 11 pjesëmarrje. Pilot i tretë në radhët e Red Bullit do të jetë japonezi Aiumu Iuasa, i cili gjatë këtij sezoni ka zhvilluar vetëm prova të lira.
MERCEDES: RASËLL, ANTONELI
Xhorxh Rasëll nga Britania e Madhe ka debutuar në vitin 2019 në F1, aty ku regjistron 128 gara, 3 fitore, 12 podiume dhe 5 “pole position”. Italiani Andrea Kimi Antoneli do të jetë piloti më i ri i Mercedesit, teksa gjatë këtij viti ka marrë pjesë vetëm në prova të lira. Për pilot të tretë skuderia ka zgjedhur një ish si Valteri Botas, me finlandezin që është në F1 që prej vitit 2017 dhe numëron 246 gara, 10 fitore, 57 podiume dhe 20 “pole position”.
ASTON MARTIN: ALONSO, STROLL
Spanjolli Fernando Alonso ka zbritur në pistat e Formulës 1 që në vitin 2001, teksa ka mbi shpatulla eksperiencën e 401 garave, me 32 fitore, 74 podiume, 22 “pole position” dhe 2 tituj botërorë. Lans Stroll është në F1 që nga 2007- ta, me 166 gara, 3 podiume dhe 1 “pole position” për kanadezin. Pilot i tretë do të jetë braziliani Felipe Drugovich, në F1 që nga 2022-shi, por vetëm pjesë e provave të lira.
ALPINE: GASLY, DOOHAN
Francezi Pierr Gasli, në F1 që prej vitit 2017, ka 153 gara, 1 fitore dhe 4 podiume. Australiani Xhek Dohan debutoi këtë sezon në F1, me vetëm një garë të zhvilluar. Piloti i tretë për skuadrën Alpine është estonezi Paul Aron.
HAAS: OKON, BEARMAN
Esteban Okon nga Franca, pjesë e Formulës 1 që nga viti 2016, regjistron 156 gara, 1 fitore dhe 3 podiume. Ndërsa britaniku Olver Bearman debutoi këtë vit, me 3 pjesëmarrje. Braziliani Pietro Fitipaldi, në F1 që prej 2020-s, me dy gara të zhvilluara do jetë piloti i tretë i ekipit Haas.
RACING BULLS: TSUNODA, HADJAR
Japonezi Iuki Tsunoda, në F1 që nga viti 2021, ka 87 pjesëmarrje. Franko-algjeriani, Isak Hadjar, lëvizja më e fundit në F1, është pjesë e kampionatit që prej 2022-shit, por duke zhvilluar vetëm prova të lira. Piloti i tretë në ekipin Racing Bulls do të jetë britaniku Arvid Lindblad.
UILLIAMS: SAINZ, ALBON
Spanjolli Karlos Sainz është në F1 që nga sezoni 2015, ku shënon 206 pjesëmarrje në gara, me 4 fitore, 23 podiume dhe “6 pole position”. Tajlandezi Aleksandër Albon, në F1 që nga 2019-ta, regjistron 104 gara dhe 2 podiume. Me 9 gara këtë vit, argjentinasi Franko Kolapinto do të jetë pilot i tretë në sezonin e ardhshëm.
SAUBER: HULKENBERG, BORTOLETO
Gjermani Niko Hulkenberg në F1 që nga viti 2010, numëron 227 gara dhe 1 “pole position”. Braziliani Gabriel Bortoleto do të jetë debutues në F1, ndërsa pilot i tretë i Sauber është francezi Teo Pursher, në F1 që prej vitit 2022, por vetëm si pjesë e provave të lira.
ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL