Nga India te Brazili, ja vendet që nuk nëshkruan deklaratën përfundimtare të Samitit të Paqes

nga india te brazili ja vendet qe nuk neshkruan deklaraten perfundimtare te samitit te paqes
nga india te brazili ja vendet qe nuk neshkruan deklaraten perfundimtare te samitit te paqes

Arabia Saudite, India, Afrika e Jugut, Tajlanda, Indonezia, Meksika dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin midis vendeve që morën pjesë në samitin e paqes në Ukrainë që nuk nënshkruan deklaratën përfundimtare.

Zvicra, e cila priti samitin, tha se të paktën 90 vende kishin marrë pjesë në bisedime dhe shumica dërrmuese e kishin nënshkruar deklaratën, sipas një liste nga organizatorët zviceranë të postuar në mbyllje të punimeve.

Brazili, i listuar në listën e pjesëmarrësve si “vëzhgues”, nuk është gjithashtu ndër vendet që kanë nënshkruar deklaratën përfundimtare.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se mbështetja e liderëve perëndimorë dhe të tjerëve në samitin e paqes tregon se ligji ndërkombëtar mund të rikthehet.

“Shpresoj se do të jemi në gjendje të arrijmë rezultate sa më shpejt të jetë e mundur. Ne do t’i dëshmojmë të gjithëve se Karta e OKB-së mund të rikthehet me efektivitet të plotë,” tha presidenti ukrainas.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →