Mësoni në vijim notat për futbollistët e Kombëtares shqiptare për ndeshjen ndaj Ukrainës sipas vlerësimeve të “Panorama Sport”:
Ismajli 8.5 – I jepet shansi për ta nisur titullar në Ligën e Kombeve dhe tregon se e meriton një fanellë të tillë. Përveçse nuhat në zonë topin, e dërgon drejt rrjetës dhe i rikthen qetësinë ekipit, bllokon edhe një gjuajte që ishte gol i sigurt nga Tsigankov. Ndeshje për kornizë dhe mëkat që nuk luajti të paktën një ndeshje në Europian.
MANAJ 8 – Bën një repart të gjithin i vetëm. Në pjesën e parë provon edhe me një goditje nga distanca, por është merita e Trubin që i shmang golin. Përplaset, lufton, mbron topin, merr faull dhe i jep frymëmarrje ekipit, madje edhe në minutat e fundit. Më e rëndësishmja, një sulmues skuadre që asiston shumë bukur për Asanin te goli i përmbysjes.
KUMBULLA 7 – Rikthehet pas më shumë se një viti të luajë për Kombëtaren nga ajo ndeshje me Poloninë në Varshavë në mars 2023. Ekipit i kishte munguar Kumbulla dhe duelet e tij në ajër. Ndaj ukrainasve, të cilët dallohen për lojën në ajër, Kumbulla bëri diferencën dhe ishte ai që largonte gjithmonë me kokë rrezikun nga zona. Ndeshje shumë e mirë.
ASANI 7 – Nuk bie shumë në sy në pjesën e parë, pasi loja më shumë zhvillohet në krahun tjetër, por bën atë që është më shumë e rëndësishme, ndodhet gjithmonë aty ku duhet dhe shënon golin e fitores për Shqipërinë. Një notë pozitive edhe fakti që këmbët e tij përballojnë 90 minuta. Silvinjo nuk e zëvendëson, si zakonisht.
MITAJ 7 – E nis mirë dhe duket qartë siguria që ka fituar me topin në këmbë. Ndërmerr disa inkursione dhe bëhet rrezik për ukrainasit. Te goli i pësuar mund të ishte edhe disi i vëmendshëm për t’i dalë përpara kundërshtarit, por gjithsesi te goli i përmbysjes pason një top fantastik te Manaj, pas shpinës së mbrojtjes së Ukrainës. Në nivel.
RAMADANI 7 – Puna e tij nuk duket, por ai është shumë i rëndësishëm në mesfushë. Tri duele të fituara nga Ramadani, plus një tjetër në ajër, spastron zonën kur duhet dhe bllokon kundërshtarët. Duhet të përmirësojë vetëm topin e gjatë. Saktësia e pasimeve 81%. Solid!
ASLLANI 7 – Është ai që merr topin e parë nga mbrojtja dhe mundohet të organizojë ekipin. Saktësia e pasimeve 87%, por ndjen lodhje në pjesën e dytë. Ndikojnë minutat e pakta tek Interi. Mbetet truri i ekipit!
BAJRAMI 6.5 – I sforcuar si lojtar krahu, por Silvinjo i beson për të tretën herë radhazi në atë pozicion. Shfrytëzon shpejtësinë dhe fiton metra, por nuk rrezikon dot seriozisht ukrainasit. Më mirë mbrapa sulmuesve.
LAÇI 6.5 – Prek më pak nga të gjithë topin, sepse vrapon në zonat bosh duke kërkuar hapësirën. Ka dy raste në pjesën e parë që mund t’i shfrytëzonte më mirë. Veprimi te goli i dytë për t’u vlerësuar.
HYSAJ 6.5 – Kryen detyrat që i jepen dhe shpeshherë ndeshet me presingun e ukrainasve. Preferon topin e gjatë për të dalë nga situata.
STRAKOSHA 6.5 – Duhej një reagim më i mirë te goli i pësuar, sepse kishte mundësi. Më vonë e përmirëson me dy pritje vendimtare që shpëtuan kuqezinjtë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co