Bota

Nga kritik në zëvendës i Trump, JD Vance tregon si ndryshoi mendim për ish-presidentin që dikur e quante “të dëmshëm” dhe “cinik”: E pranoj, kam gabuar!

nga kritik ne zevendes i trump jd vance tregon si ndryshoi mendim per ish presidentin qe dikur e quante te demshem dhe cinik e pranoj kam gabuar

Senatori i Ohios, JD Vance, dikur e kishte etiketuar kandidatin republikan, Donald Trump si “të dëmshëm” dhe “cinik”. Të hënën, ai tha po përpiqet të shijojë momentin pasi ish-presidenti njoftoi në Truth Social se po zgjidhte autorin e “Hillbilly Elegy” si kandidatin për zv/president në 2024. Vance i tha prezantuesit të Fox News, Sean Hannity se Trump i telefonoi dhe i ofroi atij pozicionin e kandidatit për numrin dy të Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se ai beson se senatori mund ta ndihmojë atë të fitojë zgjedhjet e nëntorit.

“(Trump) sapo tha, shiko, unë mendoj se duhet të shkoj dhe ta shpëtoj këtë vend. Mendoj se ti je njeriu që mund të më ndihmojë në mënyrën më të mirë. Ti mund të më ndihmosh të qeveris, mund të më ndihmosh t’i fitoj këto zgjedhje, ti mund të më ndihmosh në disa nga shtetet si Pensilvania, Miçigani e kështu me radhë“, kujton Vance.

Ai rrëfen se është afruar më shumë me Trump që kur ish-presidenti e miratoi atë në garën për Senatin e OIhio në vitin 2022, një lëvizje që Vance beson se ndihmoi në marrjen e fitores së tij kundër ish-kongresmenit Tim Ryan.

“S’do ta kisha fituar atë garë pa miratimin e Donald Trump dhe besimi i presidentit atëherë dhe partneriteti i tij, ka qenë diçka që unë e vlerësoj shumë”, tha ai.

Vance, një ish-kritik i zëshëm i Trump, dikur e etiketoi “shefin” e tij si “të dëmshëm” dhe “cinik”, pranoi se ka ndryshuar pikëpamjet e tij për ish-presidentin gjatë viteve të fundit.

“Sigurisht që isha skeptik ndaj Donald Trump në vitin 2016, por Presidenti ishte i mrekullueshëm dhe ai më ndryshoi mendjen“, tha senatori. “Unë mendoj se ai ndryshoi mendjen e shumë amerikanëve, sepse ai i solli paqe dhe prosperitet”, vijoi ai.

Vance1
Vance1

Vance i tha ish-prezantuesit të CBS, Charlie Rose në një intervistë të vitit 2016 se ai s’do të ishte kurrë “djali i Trump”.

Më tej, Vance shton ai beson se Presidenti Biden është ai që po përpiqet të “minojë” sundimin e ligjit amerikan dhe në fund mendon se Trump bëri një punë të shkëlqyer gjatë presidencës së tij 2016-2020.

“Unë në fakt mendoj se është një gjë e mirë në momentin kur ke gabuar me dikë, duhet ta pranosh gabimin dhe të pranosh se ke gabuar”, u shpreh më tej Vance.

Detyrën që i dha Trump si krahu i tij i djathtë, Vance e quan “një nder të jashtëzakonshëm” ndërsa premton se ai është gati të “godasë” në terren për t’i ofruar popullit amerikan atë se si do të dukej një mandat i dytë i Trump.

JD Vance është bashkëshort dhe baba i tre vajzave.

Dhe tani është momenti të kaloj disa orë me gruan dhe fëmijët e mi. Jam baba i tre vajzave, 7, 4 dhe 2-vjeçare. Jam një bashkëshort dhe një baba faillimisht. Dhe kjo do të më bëjë një djalë shumë të lumtur gjatë katër muajve të ardhshëm”, vijon Vance.

Kandidati për zv/president, i propozuar nga Donald Trump, në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti, do të mbajë falimin e tij në Konventën Kombëtare të Republikanëve në ditën e tretë, në Milwaukee. Vance do t’i drejtohet delegatëve me fjalim ditën e mërkurë, ndërsa Trump të enjten.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts