Shqiperia

Nga liri për Berishën te Qeveria teknike, Boçi: Ja arsyet pse do të protestohet më 12 korrik

nga liri per berishen te qeveria teknike boci ja arsyet pse do te protestohet me 12 korrik
nga liri per berishen te qeveria teknike boci ja arsyet pse do te protestohet me 12 korrik

Partia Demokratike vendosi të thërrasë një protestë kombëtare më 12 korrik, ora 20:00 para Kryeministrisë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, ndërsa nënkryetari demokrat, Luçiano Boçi, tha në një reagim për mediat se pika e parë e mbajtjes së kësaj proteste është liri për liderin e opozitës.

“Liri për liderin e opozitës, kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Shqipëria është i vetmi vend që mban të burgosur liderin e opozitës, pa fakte, pa akuzë, vetëm me urdhër politik”, tha Boçi, duke e renditur këtë si arsyen e parë sepse opozita do të protestojë.

[embedded content]

Në vijim ai renditi si pikë të dytë krijimin e një qeverie teknike, pasi siç u shpreh Boçi, Edi Rama përdor skalionet e krimit, skalionet e administratës, skalionet e kriminalizuara të Policisë, vetëm për të mbledhur votat dhe mbajtur pushtetin, duke theksuar se me Edi Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Dhe në këtë kuadër, Boçi ka ripërsëritur kërkesën se e vetmja që mund të garantojë zgjedhjet e lira është Qeveria teknike.

Gjithashtu nënkryetari i PD-së tha se protesta është hapja e siparit të fitores së PD-së në zgjedhjet e ardhshme, rruga e bashkimit të të gjithë demokratë, rruga e bashkimit të spektrit opozitar, si dhe  rruga që do të sjellë ndryshimin që qytetarët e kërkojnë dhe ndërkombëtaret e presin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts