Bota

Nga mosha, te sulmi ndaj ish-presidentit, Biden: Gati për debatin e dytë me Trump në shtator

nga mosha te sulmi ndaj ish presidentit biden gati per debatin e dyte me trump ne shtator
nga mosha te sulmi ndaj ish presidentit biden gati per debatin e dyte me trump ne shtator

Intervista e Biden ishte përpjekja e fundit e Shtëpisë së Bardhë për të qetësuar frikën në rritje për moshën dhe gjendjen e tij mendore. Joe Biden në një rrëfim për NBC theksoi se ishte gati për një përballje të dytë televizive me Trump në shtator, ndërsa theksoi se data ende nuk ishte caktuar.

“Nuk e di nëse gjuajtja e Trump ndryshoi trajektoren e zgjedhjeve.”, tha ai. Biden kundërshton idenë se ka nxitur përshkallëzimin e dhunës politike në SHBA, duke ia hedhur fajin Donald Trumpit.

Joe Biden mbrojti vendimin e tij për të qëndruar në garë, duke kujtuar se ai është “vetëm tre vjet më i madh se Donald Trump” dhe se mprehtësia e tij mendore është “shumë e mirë”. “Unë jam i vjetër,” pranoi Biden. “Por,” vazhdoi ai, “Unë jam vetëm tre vjet më i madh se Trump, për një gjë, mprehtësia ime mendore është shumë më e mirë se çdo president.”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts