Sport

Nga një gol për secilën pjesë, Leverkusen nuk njeh hap fals në kampionat, titulli edhe më pranë

nga nje gol per secilen pjese leverkusen nuk njeh hap fals ne kampionat titulli edhe me prane
nga nje gol per secilen pjese leverkusen nuk njeh hap fals ne kampionat titulli edhe me prane

Leverkusen nuk njeh hap fals në kampionat, teksa sot pasdite erdhi fitorja e radhës. Kryesuesit e Bundesligës afrohen kështu edhe më shumë me titullin, një sukses 2-0 ndaj Wolfsburg në shtëpi.

Ndeshja e mysafirëve u kushtëzua ndjeshëm nga kartoni i kuq i Jenz në minutën e 28-të. Me një lojtar më shumë në fushë, “aspirinat” treguan menjëherë superioritetin, pasi Nathan Tella dërgoi skuadrën e Xabi Alonsos në dhomat e zhveshjes në epërsinë e një goli.

Për të parë golin e sigurisë nga Florian Ëirtz, na u desh të prisnim minutën e 86-të. Leverkusen kryesues ka grumbulluar deri më tani 10 pikë më shumë se Bayern Munchen. Në ndeshjet e tjera të Bundesligës të luajtura sot, Frankfurt kaloi 3-1 pengesën e Hoffenheim, ndërsa Bochum u imponua 1-2 në shtëpi ndaj Freiburg.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts