Nga pengu që i ka mbetur, te fjala e fundit që i tha Ismail Kadare, Bujar Hudhri rrëfen raportin 30-vjeçar me shkrimtarin: Humbja e tij më ka shkaktuar një boshllëk

nga pengu qe i ka mbetur te fjala e fundit qe i tha ismail kadare bujar hudhri rrefen raportin 30 vjecar me shkrimtarin humbja e tij me ka shkaktuar nje boshllek



































Botuesi Bujar Hudhri, ka folur për gjeniun e letrave shqiptare, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta më 1 korrik të këtij viti, ku tha se largimi i Kadaresë i ka krijuar një boshllëk.

ismail kadare bujar

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Hudhri tha se tashmë ndjen njëlloj qetësie, duke iu referuar këtu intensitetit të takimeve dhe punës me Ismail Kadarenë.

 “Nuk kam ku të shkoj, nuk ngutem, pasi bisedat dhe takimet, bashkëpunimi me Kadarenë, ishte me një instensitet të rrallë, gjithëpërfshirës. Kjo përfshirje emocionale ishte si ajo shprehja që po e perifrazoj “Shqipëria hyri në diktaturë si në festë”. Kisha një bashkëpunim të gjatë, një bashkëpunim që përfshinte procesin krijues, atë rishikues”, tha Hudhri.

Në vijim ai ka sjellë në vëmendje fjalinë e fundit që i ka thënë Kadare, tre ditë para se të ndahej nga jeta, si edhe pengu që i ka mbetur.

“Faleminderit Bujar”, kjo ishte fjalia e fundit që më ka thënë ditën e premte, ndërsa të hënën u nda nga jeta. Pengu që kam është që nuk arrita të flas ditën e fundit, të hënën”, tregoi ai.

Hudhri tha se Ismail Kadare nuk kishte probleme shëndetësore, ndërsa shkaku i vdekjes ishte “arrest kardiak”.

Në vijim ai rrëfeu edhe tatimin e parë me Kadarenë, ku tha se nuk kishte shkuar.

 “Më la një takim në shtëpinë e tij në orën 14:00, unë me thënë të drejtën mendova se ishte kohë dreke, dhe nuk shkova. Por më pas mësova se në orën 14:00 ai zhvillonte takimet më të rëndësishme”, rrëfeu Hudhri.

Në rrëfimin e tij në “Open”, Hudhri ka zbuluar edhe një detaj të pathënë më parë rreth Kadaresë. Ai ka zbuluar se gjeniu i letrave shqipe punonte 90 minuta në ditë.

“Kadare punonte 90 minuta në ditë, aq ka punuar gjithë jetën”, tha Hudhri.“Kur Kadare më ka dhënë librin e parë, unë i kam dhënë një honorar. U emocionua shumë, ishte një shumë e konsiderueshme. Fytyra e Kadaresë mori një ngjyrë të purpurt, kështu i bëhej kur emocionohej shumë. Më pas më foli për shpenzimet që i ishin shtuar etj, etj”, rrëfeu Hudhri.

Ai tha se për të demonstruar se kush është njeriu Ismail Kadare, ka arritur që për 15 vitesh ta ulë në një kafene (lokal) ku ai takohej me njerëz pafund, bënte fotografi, dhe mendoj se këto ishin ndoshta momentet më të bukura për jetën e Kadaresë në Tiranë.

Duke folur për momentet më të vështira në marrëdhënien 30-vjeçare me Kadarenë, Hudhri tha se “para dy-tre vjetësh, kishte botuar një shkrim për 25 vjetorin e marrëdhënieve me shkrimtarin e madh, dhe isha në siklet. Titulli i shkrimit ishte “Terren i vështirë dhe vazhdimisht binin rrufe”. Ua sa titull i bukur qenka, më tha Kadare, dhe e lexoi të gjithë shkrimin”.

Ndër të tjera, botuesi tha se me Kadarenë kishte debate, përplasje, por që ndjehej rehat në atë gjallërinë e tij. Ai e konsideroi Kadarenë një gjeni, por gjithmonë pyeste “e, si tu duk”. Ndoshta edhe për të provuar se si do të ishte reagimi”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →