I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, Julian Deda tregoi se si e priti dashamirësinë që njerëzit kishin treguar për të pas daljes nga BBVIP. “Popullariteti si sasi nuk më bëri shumë përshtypje, sepse atë e kam pasur, por këndvështrimi ndryshe po. Ajo që më gëzon është që në 20 vjet më kanë njohur 2 orë gjatë ‘prime time’ në spektakle humori, kurse tani më kanë parë në 4 muaj. U bëra shumë i njohur në këtë prizmin tjetër,” -u shpreh Juli.
I pyetur nëse do të donte të rikthehej në ekranin e Top Channel, ai u përgjigj: “Top Channel është shtëpia ime e parë mediatike, dashuria ime e parë. Një logo e madhe, një televizon ku energjia prevalon mbi çdo gjë. Dikur nuk mendonin sa do merrnim, donim vetëm të dilnim në ekran të bënim atë që donim. Ajo ka qenë kohë vizionare. Edhe humori në vetvete është kthyer në ‘fast food’, janë bërë shumë. Të gjitha emisionet e humorit që lindën më pas, dolën nga “Portokallia”. Dua të merrem me televizionin dhe dua të jem pjesë e ekranit.”
Juli u pyet edhe për deklaratën në BBVIP se po të fitonte do të bënte një fëmijë të tretë. “Thashë nëse do të fitoja, jo nëse jam fitues i publikut (qesh). Nuk është me plan kjo punë. Fëmija nuk është një njeri i ri që vjen në familje, ka vendin e vet. Si të jetë e shkruar, ne po punojmë,” -tha ai duke qeshur.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co