Pas 7 fitoreve radhazi, mjaftoi një rezultat negativ për të trazuar edhe një herë ambientin në shtëpinë e “djallit”. Humbja kundër Romës në Europa League, ka bërë që te Milan të rikthehet edhe një herë diskutimi mbi të ardhmen e Stefano Piolit. Sipas La Gazzetta dello Sport, e ardhmja e Piolit pritet të vendoset brenda pesë ditësh, 5 ditë ku Milan luan të gjithë sezonin.
![Nga Roma tek Inter, fati i Piolit vendoset në 5 ditë, Milan i tregon “vijën e kuqe” 2 Pioli](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/nga-roma-tek-inter-fati-i-piolit-vendoset-ne-5-dite-milan-i-tregon-vijen-e-kuqe.jpg)
Nga derbi evropian te derbi italian, nga Roma tek Inter, për të vendosur përfundimisht linjën që do të ndjek stafi drejtues. Milan duhet me çdo kusht të kalojë Romës, i duhet të përmbys humbjen 1-0 në sfidën e parë për të siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale të Europa League, mundësia e vetme për të mbyllur sezonin me trofe.
![Nga Roma tek Inter, fati i Piolit vendoset në 5 ditë, Milan i tregon “vijën e kuqe” 3 Pioli Inzaghi](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/nga-roma-tek-inter-fati-i-piolit-vendoset-ne-5-dite-milan-i-tregon-vijen-e-kuqe-1.jpg)
Më pas derbi kundër Inter në Serie A, ku kuqezinjtë duhet të bëjnë gjithçka për të shtyrë festën e zikaltërve. Nëse rivalët e përjetshëm do të festonin titullin në derbi do të ishte një goditje e fortë që vështirë se do të harrohej nga ambientin kuqezi.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co