Nga sherri për parkimin, te borxhi/ Dëshmitari rrëfen krimin në Durrës: Autori po e ndiqte viktimën nga pas, i plagosuri përfundoi i shtrirë te…

nga sherri per parkimin te borxhi deshmitari rrefen krimin ne durres autori po e ndiqte viktimen nga pas i plagosuri perfundoi i shtrire te
nga sherri per parkimin te borxhi deshmitari rrefen krimin ne durres autori po e ndiqte viktimen nga pas i plagosuri perfundoi i shtrire te

“Autori po e ndiqte të plagosurin dhe ky i fundit përfundoi i shtrirë afër koshave të mbeturinave”. Kështu deklaroi dëshmitari i ngjarjes, për vrasjen e Halil Kokës.

“Ai ngeli në rrugë. Erdhi policia dhe më pas ambulanca. Nuk njihja asnjë person. Ata erdhën nga Tatimet me vrap. Autori e ndiqte me vrap. Viktima ngeli te koshat, aty ngeli i plagosur.”, tha dëshmitari për gazetaren Klodjana Haxhiaj.

Ndërkohë, burime zyrtare nga policia bënë me dije se sherri mes dy fqinjëve nisi për një vend parkimi, por duket se viktima dhe autori kanë pasur një sherr për çështje borxhi. Familjarët kanë deklaruar në polici se autori, Arben Kocilja, u kishte një borxh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →